Kërkohet heqja e TVSH për investime në energji diellore

Publikuar më

INDEP ka bërë kërkesë që të hiqet TVSH nga investimet në energji diellore si strategji për të nxitur përmisimin me furnizim me energji nga burimet e ripërtritshme.

Aktualisht të gjitha investimet në energji diellore përbënë 18% të kosotos me TVSH, dhe heqja e kësaj kosto do ta zvogëlonte edhe koston e përgjithëshme në investim.

Energjia diellore ka një rëndësi të madhe për publikun meqe siguron stabilitet në energji, rritje ekonomike për bizneset, dhe zvogëlim nga varësia energjetike me burime fosile sikurse qymyri.

Dardan Abazi, hulumtues i lartë në INDEP, tha se efiçienca e energjisë duhet të shfrytëzohet për të promovuar zhvillimin ekonomik.

“Ne kemi rekomanduar qeverisë të zhvillojë konsultime dhe të fillojë me heqjen e TVSh-së së energjisë solare."

Komentet