Publikuar më 2020-11-24
Capital FM
Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes nje njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se, Salih Mustafës i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj.
Për Mustafën thuhet se rasti i tij mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm nga paraburgimi.
Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale qe iu konfirmua aktakuza për krime lufte.