Hoti:Gjendja e shkaktuar nga pandemia COVID-19 është si në situatë lufte

Publikuar më

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në orët e para të mëngjesit ka vizituar Klinikën Infektive e cila po përballet me një numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Pas vizitës kryeministri Hoti u shpreh se situata e shkaktuar nga pandemia COVID-19 është si në situatë lufte dhe se do të angazhojnë staf shtesë që të ju dalin në ndihmë pacientëve.

“E theksoj që ta rrisim kapacitetin në punë, nevojë që të kemi shfrytëzim më të madh me barna.Tash në valën e dytë të përballjes me pandeminë duhet ta rrisim nivelin e pandemisë. Të angazhojmë stafin që të bëjnë punë ekipore, do të bëjmë gjithçka që të qëndrojmë afër dhe t’i plotësojmë kushtet e nevojshme", tha ai.

Komentet