Krasniqi:Luftën e popullit tonë kundër regjimit kriminal të Beogradit e kanë ndihmuar SHBA-së dhe NATO-ja.

Publikuar më

Sot gjatë paraqitjes së tij të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,ish-zëdhënësi UÇK-së Jakup Krasniqi,ka thënë se ne nuk kemi qenë ndërmarrje kriminale por ndërmarrje çlirimtare, sepse luftën e popullit tonë kundër regjimit kriminal të Beogradit e kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja.

Ai ka thënë para gjykatësit që nuk i duhet avokati meqë nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat me të cilat ngarkohen përmes aktakuzës.

“Unë fillimisht nuk kam menduar që të marr avokat mbrojtës, dhe atë nuk e kam marrë me vullnetin tim as me bindjen time se më duhet avokati, por ishte dëshira e familjes dhe shokëve që të kem avokat dhe e pranova, përndryshe jam i bindur që nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit, as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK-së”, deklaroi Krasniqi.

Komentet