AAK:Qeveria të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë

Publikuar më

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka mbajtur mbledhje urgjente të Kryesisë pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

Nga kjo mbledhje AAK-ja ka dalë me katër kërkesa, ku mes tyre ka qenë edhe kerkesa që qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë deri në një situatë të re.

Katër kërkesat e AAK-së:

1.Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re
2.Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme
3.Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë
4.Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese
- AAK pyet aleatët tonë strategjik ndërkombëtarë, se a jemi në rrugën e duhur për antarësim në NATO, apo këto ngjarje do e kthejnë Kosovën prapa?

Komentet