Deputeti Berisha: Karaçevë u kapen lop, kafe, edha edhe shota

Publikuar më

Bekë Berisha, që është Nënkryetar i Komisionit Parlamentar nga AAK, tha se rasti në Karaçevë nuk ishte më shumë se "‘ja e ke ble lopën, jo e ke shit lopën", dhe u konfiskuan 14 kg kafe edhe ky rast përfundoi me disa shota.

“As nuk përmenden më aparatet e kazinove, as kazino, se ato ishin kanë të improvizuara me dërrasa. 14 kg kafe, dyshohet se tani do edha edhe na u paraqitke aksioni që çka u bë e kurrgjë hiq në fund. Sot janë në burg do njerëz për gjynah, për shkak që ‘ja e ke ble lopën, jo e ke shit lopën’ a qashtu po dashka me funksionu shteti jonë e siguria a? Kjo është marre, marre i kanë marrë në qafë i kanë etiketu njerëzit i kanë shti në burg edhe ju kanë bërë propagandë jo korrupsioni, jo ashtu, gjë që nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron kjo. E bash për këtë punë kemi me u përballë me ministrin në interpelancë ka me na shpjegu këtë operacion se kogja shumë u përmend në media se këqyre çka po bën dhe përfundoj në do edha e në do shota”, ishte shpjegimi i Berishës të cilin e bëri në komision sot.

Komentet