Komuna Malishevës ska përgjigje për hudhjen mbeturinave inerte nga operatori

Publikuar më

Ditë me parë raportuam lidhur me hudhjen e mbetuyrinave inerte të xhamit nga një operator i panjohur.

Ne i dërguam pyetje Inspektoratit të Malishevës z.Kastriot Dibrani edhe Zyrës së Informimit për të marr informata nëse në këtë zonë ka pasur gjoba ndaj operatorëve që po hudhin mbeturina të tilla, meqense kjo komunë ka kontraktuar disa herë punime për largimin edhe pastrimin e brazit të rrugës Brukseli edhe disa rrugë në malët e Berishës tek Fshati Ri apo edhe fshati Terpezë.

Lidhur me këto shqetsime nuk morrëm asnjë përgjigje apo Interesim nga Inspektorati Komunal i Malishevës.

Zonat Malore shpesh përdoren si hapësira për hudhjen e mbeturinave nga operator të ndryshëm pasi që kursejnë për të paguar hudhjen e disa llojeve të materialit që për hudhjen atyre ju kushton, por e bëjnë këtë duke dëmtuar edhe duke shëmtuar bukurit natyrore të kësaj zone apo edhe zonave të tjera malore nëpër Kosovë.

Inspektorati Komunal së bashku me Ministrinë e Mjedisit janë përgjegjës për gjobitjen e operatorëve që keqpërdrin zonat e mbrojtura, dhe Policia në disa raste e ka për obligim identifikimin e këtyre shkelësve pasi që kjo dukuri përbënë edhe vepër penale duke rrezikuar jetën shtazore nga mbeturinat e rrezikshme.

Artikulli: Në Malet e Berishës operatori hudh xhamat

Komentet