Haxhiu: Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve

Publikuar më

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi ne rrjetin social ,facebook, pas dështimit të votimit të projektligjit për automjetet.

Në këtë postim ajo është shprehur se, Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votuan sot për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve.

“Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t’i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet qytetarëve. Kjo ishte e mundur nëse të njëjtit do ta ngritnin dorën lartë për të votuar projektligjin për heqjen e homologimit! Por ata sërish nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve!”, ka shkruar Haxhiu.

Komentet