Ministri i Drejtësisë shkarkon këshilltarin e dyshuar për 113 kg heroinë

Publikuar më

Vetëm pas raportimit në media Ministri Selim Selimi ka shkarkuar këshilltarin e tijë të kapur nga Policia e Kosovës për trafikim droge me një sasi të madhe prej 113 kg, dhe poashtu të dyshuar për përfshirje në vrasje.

Njoftimin për shkakrimin e të dyshuarit për drogë e ka bërë publikë vetë ministri përmes rrjetit social Facebook.

"Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën" ka shkruar Selimi.



Enis Qerka ishte kapur nga Policia e Kosovës në vitin 2018 së bashku me disa kusheri edhe persona të tjerë në një veturë BMW, që dyshohet se vetura i përkiste një pronari të vrarë në Maqedoni me një mbi dozë të injektuar në trupin e tijë.

Komentet