73 të shëruar dhe 41 raste te reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Publikuar më

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 41 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitive (një rast nga Spitali i Gjilanit dhe një rast nga Spitali i Prizrenit).

Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 73 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.294.

Komentet