Presidenti Thaçi dekoron me urdhërin "Hero i Kosovës" Hamit dhe Halim Ngucati

Publikuar më

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhërin "Hero i Kosovës"Hamit dhe Halim Ngucati për kontributin e dhënë në periudhën midis dy luftërave botërore.

Postimi i plotë:

“Me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ për kontributin e dhënë në periudhën midis dy luftërave botërore, dekorova bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati. Pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Shotë dhe Azem Galicës, Sadik Ramës etj., si gjithë kombi, duhet të jenë krenarë me të kaluarën tonë të lavdishme”.

Komentet