Fermeret e qumështit e derdhin qumështin në rrugë meqë nuk u lejuan të shkojnë tek Qeveria Kosovës

Publikuar më

Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit kanë derdhur qumështin në rrugë tek rreth i “Arbërisë”pasi nuk u lejuan që të shkojnë tek Qeveria e Kosovës për të prostestuar,

Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur tek Qeveria e Kosovës.

Organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë.

Protesta e sotme vie për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.


Komentet