Imri Ahmeti zgjedhet Kryetarë i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Publikuar më

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Kryetari i Lipjanit z.Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kjo ka ndodhur në Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku kanë marrë pjesë delegatët nga Komunat e Republikës së Kosovës dhe Kryetarët e Komunave. Kuvendi me shumicë votash ka zgjedhur Kryetarin e Lipjanit z.Imri Ahmeti për Kryetar të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ushtruesi i deritashëm i detyrës së Kryetarit të AKK-së z.Xhafer Gashi hapi punimet e Kuvendit, ndërsa me shumicë votash janë aprovuar raportet vjetore 2019 dhe planifikimet për 2020.

Mbajtja e këtij Kuvendi ishte paraparë të mbahet në muajin mars por u shty për shkak të pandemisë Covid-19.

Komentet