Targat UNMIK do të ndalohen tutje

Publikuar më

Republika e Kosovës nën Qeverinë Haradinaj iu rikthye simboleve edhe dokumenteve të UNMIK-ut duke e dobësuar sovranitetin e saj, me qëllim për lëvizje të lirë për Kosovar tek vendet që nuk e njohin Kosovën, kryesisht Serbi, Bosnje, Greqi, etj.

Tani Qeveria Hoti ka marr vendim që këto targa nuk do të vazhdohen, dhe se ato RKS janë obligative.

Shumë vetura në Kosovë u mbushen me targa KS sepse qytetarët filluan të preferojnë ato UNMIK, dhe disa nga minoriteti Serb por edhe qytetar Shqiptar nga Kosova Lindore në Serbi për lëvizje të lirë.

Një ndër udhëheqësit e shtetit që i hoqi targat RKS ishte edhe Presidenti Thaçi me veturën e tijë qarkulluese me stafin e afërt.

Qytetarët që tanimë i kanë targat KS ndihen të frastruar sepse me ndryshimet e pushtetit qeveritar ndryshimet po nodhin paparalajmërime edhe po shkaktojnë telashe por edhe kosto për ndërrime me targat e reja.

Republika e Serbisë nuk i njeh targat RKS edhe dokumentat me mbishkrimet e simboleve shtetërore Republika e Kosovës, por targat edhe dokumentacionet me simbolet UNMIK pranohen nga pushteti atje, por edhe disa shtete tjera që ende nuk e njohin Kosovën si Bosnja e Hercegovina.

Komentet