Zemaj:Paralajmëron masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Publikuar më

Ministri shëndetësisë, Armend Zemaj, pëmes një postimi në rrjetin social ,Facebok, ka paralajmeruar masa te reja në ditët vazhdim për parandalimine e përhapjes se pandemisë Covid-19.

Tash për tash, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdojë dhe asesi nuk duhet të relaksohemi. Në takim pune që zhvillova gjatë pasdites së sotme me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë analizuam situatën me Covid 19 dhe hapat që duhet t'i ndërmarrim në ditët në vijim sa i përket masave të reja.Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional. Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajm shëndetim publik para se gjithash, është shprehur, Zemaj.

Komentet