Vdes aktori i madh, Adem Mikullovci

Publikuar më

Adem Mikullovci i cili me origjin ishte nga Vushtrria, ka ndërruar jetë pak pas mesnate, njofton bashkëshortja e tijë, Lumnije Mikullovci.



Mikullovci nga viti 1968 e deri në vitin 1990 bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: "Duke pritur Godonë","Po shkoj për gjah", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Dashuria", "Hotel Kashta" me shikueshmëri të madhe, "Fundi i botës", "Miza në vesh", "Erveheja" etj.

Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: "Pas vdekjës"(Çajupi), "Mosha e bardhë"(D.Agolli), "Dan Shejtani", "Engjulli i stacionit", monodrama "Bihorasit"(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), "Ti mos u përziej", komedia "Shtrati", stend up komedia "Përgjuesi" etj.

Adem Mikullovci kishte edhe karrierën politike, ku në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut. Në vitin 2017 u zgjodh deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Komentet