Zbrazja e qumështit në lumej apo në fusha punuese?

Publikuar më

Qumështarët që derdhën qumështin në lum para disa dite në Rahovec, ekspertët thonë se qumështi i pasterizuar është i dëmshëm për peshqit.

Sipas ekspertëve qumështi ka yndurna edhe si rezultat absorbon sasi më të madhe të okshigjenit në ujë duke i lënë peshqit paoksigjen, sidomos në lumenjët që nuk kanë sasi të mjaftueshme të ujit.

Ekspertët pohojnë se qumështi duhet përzier me plantacionet e plehrave sepse ai përmban sasi të mirë kalciumi edhe shërben si burim ushqyes për bimët.

Andaj, njohësit e agrokulturave rekomandojnë që kur qumështarët kanë nevoj për derdhjen e qumështit përshkak të problemeve në treg, këtë ata mund ta derdhin në fusha punuese bujqësore. Qumështi për 3 ditë mund të kundërmoj gjatë prishjes nga bakteria, por për të zvogëluar këtë efekt pran vendbanimeve më të dendura mund të përzihet me ujë.

Nëse nuk priten të reshura në kohë të gjatë nuk rekomandohet derdhja direkte nëpër fusha, por në rezerva të plehrave shtazore për derdhje të mëvonshme.

Komuna Rahovecit njoftoi për derdhje të qumështit si shkak i tepricave edhe mosreagimit të institucioneve qendrore në parandalimin e importit të qumështit bimorë.

Komentet