Në 24 orët e fundit shërohen 107 pacientë ,ndërsa regjistrohen 69 raste të reja me COVID-19

Publikuar më

Gjatë 24 orëve të fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë testuar gjithsej 532 mostra, prej të cilave rezultojnë 69 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 107 pacientë perderisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832

Komentet