DASH vlerëson tentimin e ish-qeverisë Kurti për reforma

Publikuar më

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) lidhur me përceptimin e korrupsionit, stabilitetit ekonomik edhe politik në Kosovë përmend tentimin e Qeverisë Kurti në ndërprerjen e ndërhyrjeve politike në insitucionet e pavarura duke i larguar militantët e partive politike nga pushtetet e kaluara nën udhëheqjen e PDK, LDK, AAK edhe NISMA.

Por, ky raport thekson se ishte një kohë shumë e shkurtë e Qeverisë Kurti për të ndikuar nga veprimet politike edhe për të dhënë rezultate në ndryshimin e gjendjes aktuale të korrupsionit në Kosovë.

DASH thekson se jostabiliteti politik edhe korrupsioni janë faktorët që po ndikojnë direkt në ngecjet e zhvillimit ekonomik edhe në investimet e huaja në Kosovë.

Raporti përmend se korrupsioni gjendet tek institucionet e shtetit, firmat afariste lokale edhe firmat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Komentet