Testi për Koronavirus mund të shënoi pozitiv edhe me virus të "vdekur"

Publikuar më

Shkencëtarët thonë se testet për koronavirus mund të japin rezultat poztiv fals duke kapur edhe fragmente të virusit që gjendet në gjak pas një kohe të gjatë.

Ata këtë e vërtetuan duke marr shembuj nga disa teste edhe duke provuar në laborator nëse mund të shumëzohen sikurse që shumëzohen në trupin e njeriut. Ata gjeten se disa prej tyre nën mikroskop dështuan të shumohen sepse fragmentet e virusit nuk ishin të plota por të dëmtuara apo të "vdekura" që nuk mund të infektojnë askë.

Kjo shpjegon edhe pse ka një numër kaq të madh në ato shtete që bëjnë test apo ata që rezultojnë pozitiv pas një kohe.

Shkencëtarët thonë se virusi pas një jave apo dy nuk mund të infektoi apo të bartet tek të tjerët.

Testi për koronavirus bëhët me PCR edhe agjentin e testit laboratorik i cili reagon kur gjen sasi apo edhe fragmente të virusit. Shkencëtarët thonë se do ishte më mirë që të rianalizohet ndjeshmëria e testit edhe të mos jap rezultat pozitiv kur ka fragmente të vogla. Andaj, kërkohet të përsosen testet e tanishme duke treguar edhe relativitetin e virusit në test.

Komentet