Kryeministri Hoti pajtohet për "përdorim të përbashkët të Liqenit" me Serbinë

Publikuar më

Në një dakordim në Shtëpinë e Bardhë të ndërmjetësuar nga SHBA, dhe nënshkruaese edhe pala Serbe, Kryeministri Hoti ka pranuar që Ujamani si burim natyrorë i Kosovës është në "përdorim të përbashkët të Liqenit" me Serbinë. Për këtë përdorim të përbashkët SHBA do dërgoi një ekip për studim të fizibilitetit apo mënyrën se si do të bëhet kjo në detaje.

Këtë pikë e ka kundërshtuar partia më e madhe në Kosovë LVV, poashtu PDK.

Ramush Haradinaj para nënshkrimit kishte kërcënuar Kryeministrin Hoti me rënje të Qeverisë nëse vendoset Ujmani në marrëveshje, por pas nënshkrimit ai i bie pishman duke theksuar se është i "lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar" edhe pse kjo pikë nuk kishte ndryshuar duke e bërë Ujmanin si "përdorim të përbashkët" me Serbinë.

LVV ka thënë se një marrëveshje e tillë për dhënje të Ujmanit Serbisë nuk do të pranohet edhe akuzon Hotin për tradhti ndaj vendit për cenim të integritetit territorial edhe burimet natyrore të Kosovës.

PDK në anën tjetër e ka konsideruar si një marrëveshje më të dëmshme ndonjëherë.

Ku është Ujmani dhe çfarë i shërben Kosovës?

Ujmani është liqen në veri të Kosovës e ndërtuar në vitet e 70-ta për të siguruar ujë pije për banorët e Kosovës (Mitrovicë, Skënderaj, Drenas, Vushtrri, Obiliq, dhe Prishtinë), për furnizim me ujë për KEK në prodhim energjetik, për NewCo Feronikël edhe Trepçë në shkritore, për ujitje të sistemit bujqësorë Ibër-Lepenci në dy regjione, dhe prodhim energjie me një sasi të vogël 35MW.

Prishtina furnizohet me ujë pije rreth 40%, dhe në mungesë të reshurave të shiut, Regjioni i Prishtinës kompenzohet me ujë nga ky burim si ujë rezervë. Kjo ishte arsyeja kryesore përse atëherë udhëheqësit e ish-Krahinës Autonome të Kosovës kërkuan ndërtimin apo zgjërimin e liqenit artificial Ujmani.

Ekspertët theksojnë se kjo pasuri natyrore e Ujmanit do duhet të ishte nën mbrojtjen e sigurisë kombëtare për Republikën e Kosovës duke konsideruar se uji është vital për 40% të popullatës si ujë pije edhe prodhimin energjetik në Kosovë për pavarësi apo zhvillim ekonomik.

Kryeministri Hoti kishte premtuar se në Shtëpinë e Bardhë diskutohet vetëm për njohje reciproke, dhe kjo pikë e diskutimit ishte tërhequr pas refuzimit të përfaqësuesve serb, dhe në fund e pranuar nga pala Kosovare pa diskutim për njohje reciproke. Tutje, pala Kosovare as nuk mund të aplikoi në asnjë organizatë ndërkombëtare për 1 vit duke hequr dorë nga sovraniteti politik.

Komentet