131 të shëruar dhe 112 raste me Covid-19

Publikuar më

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 112 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 131 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së

Komentet