BE-ja konfirmon mbajtjen e takimeve Kosovë-Serbi të hënën dhe në fundjavë

Publikuar më

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka konfirmuar do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Sipas tij, të hënën do të zhvillohet takimi në nivel të lartë, ndërsa gjatë fundjavës në nivel të ekspertëve.Ai ka thënë se, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i Posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak do të presin kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.Ky zëdhënës i BE-së ka paralajmëruar se në takimin e së hënës, do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me "aranzhimet për komunitetet jo shumicë dhe çështjet e kërkesave financiare dhe të pronësisë nga ana palëve". Ai nuk ka dashur të tregojë hollësi rreth këtyre temave.

Komentet