Rita Ora bën thirrje që qytetarët e Kosovës të respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19

Publikuar më

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, njëherësh ambasadore e UNICEF UK, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID – 19

"Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona.Ju lutem të mbrojeeni veten dhe me të dashurit tuaj.Vëjeni maskën, respektoni distancën sociale dhe kujdeseni për hijgienën tuaj.Unë jam duke bartur maskën time sa herë qe dalë jashtë shtëpisë,në menyrë që të vije prapë në Kosovë të ju dhe të festoj me ju bashkë përfundimin e këtij virusi.Ndriconi me dritën tuaj!Vëjeni maskën!",ka përfunduar ajo.

Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shëndrrisin si yje botërore.

Komentet