Kryekomunalia i Drenasit në vetizolim njofton se ka temperaturë, por ndjehet mirë

Publikuar më

Sipas një njoftimi në rrjetin social, Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci njofton se pas rezultatit pozitiv me koronavirus, ai ka pak temperaturë por ndjehet mirë me shëndet pa shenja të tjera simptomatike duke qëndruar në vetizolim sipas rekomandimeve të institucioneve.

Bashkëpartiaku i tijë Kadri Veseli ishte infektuar poashtu me COVID-19, dhe së fundi edhe deputeti i LVV Shpejtim Bulliqi.

Lladrovci ka porositur qytetaret që të ruajn shëndetin e tyre kundër pandemisë. "Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!" shprehet për fund në njoftim.


Komentet