Erdogan shtrëngon masat kundër rrjeteve sociale

Publikuar më

Qeveria Turke ka votuar ligjin që i detyron rrjetet sociale të regjistrojnë zyret në vend, dhe të i përgjigjen kërkesave të autoriteteve Turke për largimin e përmbajtjes të postuar në portalet e tyre.

Facebook edhe Twitter janë një ndër rrjetet sociale më të shënjestruara nga Erdogan i cili këto rrjete dëshiron të i fusë nën kontrollin e tijë pasi që këto platforma përdoren kryesishtë nga kundërshtarët e tijë politik.

Në Twitter një cicërim #SansurYasasinaDurDe (ndalo ligjin cenzurues) është duke qarkulluar që nga dita e martë.

Facebook, Twitter, dhe Youtube ende nuk kanë komentuar masat e reja të votuar nga ligjëvënësit Parlamentar AKP edhe MHP kundër këtyre platformave në shtetin Turk.

Nëse kompanitë e rrjeteve sociale nuk i nënshtrohen masave të reja ligjore ato do të gjobiten edhe sasia e rrjetit do ju zvogëlohet për 95%, që i bënë ato thuaj se të papërdorshme.

Amnesty International masat e reja ligjore i ka quajtur "sulmi i fundit, dhe mbase më i pacipë ndaj shprehjes së lirë në Turqi".

Komentet