Humanisti Halil Kastrati dekorohet nga kryetari Thaçi me medaljen "Shën Tereza"

Publikuar më

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka ndarë Halil Kastratit, Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, për kontributin e tij në fushën e humanizmit.

Lajmin e ka bërë të ditur humanisti Halil Kastrati permes rrjetit social "Facebook" i cilë është shprehur se ky cmim shkon për gjithë bamirsit shqiptarë anë e mbanë globit.

Postimi plotë i tijë në Facebook:

Faleminderit z. President Thaçi

Jam shumë i lumtur që puna veprimtaria jonë bamirëse e nisur 10 vjet më parë, tashmë është institucionalizuar.Falë punës së palodhshme të stafit “Jetimat e Ballkanit” dhe bamirësve shqiptarë anë e kënd globit, arritëm që të kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore.

Ky bashkëpunim po vlerësohet nga të gjithë.

Në prag të Kurban Bajramit, një vlerësim të tillë na e bëri edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke na ndarë çmim për kontributin në fushën e humanizmit.

Ky çmim shkon për të gjithë ju bamirës.
Faleminderit President.
Faleminderit bamirës.
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve

Komentet