Sa keni para në Trustin Pensional?

Publikuar më

Qeveria ka aprovuar projektligjin për tërheqjen e 10% nga llogaritë e Trustit Pensional që do të dërgohet për votim në Kuvend, dhe nga ajo datë e votimit ju mund të i tërhiqni 10%.

Por sa keni në llogaritë e Trustit Pensional? Kjo varet nëse keni punuar me kontratë pune edhe nëse operatori ekonomik apo firma nga ku keni punuar i ka paguar rregullisht Kontributet Pensionale.

Shumë punëtorë fizik në Kosovë nuk kanë asnjë kursim në Trustin Pensional, sidomos ata që punojnë pa kontrata në ndërtimtari edhe punë tjera fizike. Por, kjo përfshinë edhe personat tjerë që nuk kanë pasur asnjëherë punë formale apo edhe kanë kryer punë sezonale. Disa firma nuk kanë kryer fare obligimet e Kontributeve Pensionale edhe si rezultat ju nuk i keni ato shuma në llogari.

Ata që kanë paga të majme do të përfitojnë më së shumëti pasi që ata kanë kontribute të kursyera shumëfish më shumë edhe ata që kanë pasur një punë të vazhdueshme me kontratë që nga themelimi i Trustit Pensional. Kjo është një përqindje shumë e vogël e kontribuesve që kanë punuar kryesishtë nëpër institucione publike pra shumica e vetë politikanëve.

Kjo nuk e dëmton arkën e shtetit por e varfëron kursimin e qytetarit, dhe për gjeneratat e reja ky ligj i dëmton të cilët do të kenë më pak kursime kur të ju vie koha e pensionimit sepse me këtë ligj ky 10% nuk do të kompenzohet llogaria e juaj, pra keni 10% më pak plus përqindja e maturitetit që do ta kishte ngritur këtë llogari përgjatë viteve.

Nëse në llogari keni 1000 Euro kursime, nga 10% i bie se ju mund të tërheqni 200 Euro. Por është e mundëshme që nga kjo shumë zbriten shuma administrative apo Tatimi në të hyra përsonale që ky modalitet nuk është bërë ende i qartë.

Për të u njoftuar se sa keni kursime vizitone faqen zyrtare të Trustit edhe hapni llogarinë me anë të letërnjoftimit tuaj: https://online.trusti.org/web/guest/register

Komentet