Kryeministri Hoti i pafuqishëm, Presidenti Thaçi në izolim ndërkombëtar

Publikuar më

Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq e përfaqësuar në dialogun me Serbinë se më Qeverinë Hoti duke marr parasysh se nuk e ka përkrahjen e partisë më të madhe opozitare edhe fituese e zgjedhjeve të fundit LVV, si dhe grupit tjetër më të madh parlamentar PDK.

Hoti kishte deklaruar ditë më parë se ka ftuar partitë për një unitet pran bisedimeve me Serbinë të ndërmjetsuar nga BE, por shumica apo partitë e mëdha nuk ju përgjigjën ftesës, duke marr përkrahje vetëm nga partitë e vogla që aktualishtë janë edhe pjesë e Qeverisë Hoti.

Presidenti në anën tjetër i ka humbur fuqia përfaqësuese pranë ndërkombëtarëve meqense ai nuk është ftuar në takimet Kosovë-Serbi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sipas mediave që po monitorojnë Zyren e Presidentit, Thaçi madje nuk ka zhvilluar asnjë vizitë nga përfaqësues ndërkombëtar në vend apo jashtë vendit. Gjermania edhe Franca ka deklaruar se do shkëpusin kontaktet me Presidentin derisa akuzat e supozuara të qartësohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kryeministri Hoti ka zhvilluar një takim me presidentin Serb, por ky takim nuk ka hapur temen e rëndësishme të njohëjes nga Serbia, por vetëm qështjen humanitare lidhur me përsonat e zhdukur gjatë luftës, dhe qështje teknike lidhur me rrafshin Ekonomik që kjo e fundit përbënë një interes të madh për Serbinë e cila kishte pësuar humbje të mëdha ekonomike nga masat e Reciprocitetit edhe Tarifa 100%.

Hoti kishte një mbështetje të madhe nga Presidenti Thaçi i cili i hapi rrugë për krijimin e Qeverisë Hoti pasi që Qeveria Kurti nuk ishte bashkëpunuese me Zyrën e Presidentit, dhe me rrëzimin e Qeverisë Kurti do zhbllokonte procesin e dialogut Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Presidentit. Qeveria Hoti ishte në proces të nënshkrimit të një marrëveshje mes Kosovës edhe Serbisë, marrëveshje kjo që sipas emisarit Amerikan Grenell kishte të bënte me marrëveshje historike për Ekonomi, por jo edhe marrëveshje historike për njohje.

Pasi Presidenti mbetet i izoluar, Kryeministri Hoti po tenton të largohet nga mbështetja e Presidentit për Qeverinë e tijë edhe të paraqitet si përfaqësues legjitim kur në Kuvend nuk i gëzon votat e mjaftueshme për kalim ligjesh pa përkrahjen e opozites, pra ai përfaqëson një Qeveri pakice.

PDK në anën tjetër po shpreh paknaqësitë edhe zemërimin e saj sepse Hoti shkoi në dialog me Serbinë kur personi më i rëndësishëm politik i PDK-së po merrej në pyetje nga Prokurorët për krime serioze të supozuar nga Dhomat e Specializuara.

Komentet