A është mikrovala e sigurtë për ushqim?

Publikuar më

Ngrohja e ushqimit me mikrovalë është një proces i zakontë në jetën e përditshme, sidomos në vendet perëndimore. Mikrovala po gjen përdorim të madh edhe në Kosovë si mjet për ngrohjen e ushqimit por jo edhe pjekjen.

Rrezatimi elektromagnetik që i prodhon kjo paisje amvisërie është konstatuar se nuk përbëjnë asnjë rrezik për ushqimin që ju e konsumoni pas ngorhjes në mikrovalë. Testimet lidhur me sigurine apo ndikimin e rrezatimit janë bërë gjërë e gjatë nga shkencëtar në SHBA edhe vende të tjera, dhe nuk kanë gjetur ndonjë ndikim më shumë se mjetet tjera rrezatuese sikurse celularët, wifi, radio, televizioni, apo edhe ngrohja ose pjekja me elemente infrakuq sikurse furra elektrike. Furra elektrike ka ndikim të ngjashëm me rrezatim elektromagnetik ndaj ushqimit që pjeket apo ngrohet.

Shkencëtarët thonë se ky rrezatim është i ulët edhe i absorbuar nga ushqimi shumë lehtë përshkak se nuk ka energji të mjaftueshme që të shkaktoi ndarjen e elektroneve nga automet në ushqimin tuaj në krahasim me rrezatimin jonik (radioskopia) që përdoret në mjeksi.

Rreziku më i madh me ngrohjen apo pjekjen e ushqimit me mikrovalë ekziston ambalazha e ushqimit me plastikë. Plastika përmban një element kimik që kur ngrohet me mikrovalë ndikon në ndarjen apo shkrijen e këtijë elementi nga plastika edhe përzierja e tijë me ushqim. Ky element ndikon në hormonet e njeriut në mënyrë negative. Andaj, preferohet që të përdoren plastika që janë të ndërtuara për mikrovalë apo porcelan/xham ose edhe letër si enë për ngrohjen e ushqimit. Natyrisht, metalet nuk lejohen të futen në mikrovalë si enë ushqimore.

Ekzistojnë edhe disa debate lidhur me ndryshimin e kalorive në frute edhe perime duke i ndikuar në zvogëlimin e disa materjeve ushqimore nga mikrovala si shembull brakoli. Por shkencëtarët thonë se perimet nuk duhet ngrohur në temperatura të larta sepse ato i humbin disa elemente pamarr parasysh se me cfarë mjeti e ngrohni ushqimin. Andaj, secili ushqim duhet ngrohur në specifikat e veta për t'ia ruajtur materjet e rëndësishme ushqimore.

Ekspertët thonë se mikrovala është mjet i sigurtë për ngrohje të ushqimit, por nuk e preferojnë që ju ta përdorni për pjekje sepse kjo paisje amvisërie nuk e pjek ushqimit njësoj në të gjitha anët. Andaj, pjekja me mikrovalë të ushqimeve të papjekura sideomos mishërat nuk preferohet sepse mund të lënë pjesë të ushqimit papjekur me pjekje jouniformale.

Ushqimi nuk preferohet të ngrohet më shumë se dy herë sepse edhe pse mikrovala gjatë ngrohjes i shkatërron bakteriet në ushqim, kur ushqimi ftohet bakteriet vazhdojnë të zhvillohen edhe të shumëfishohen pas ngrohjes së tretë.

Komentet