Zemaj: Nga sot pritet të rritet numri i testimeve për Covid-19 në vend

Publikuar më

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë
në Kuvendin e Kosovës se sot ka nënshkruar dy udhëzime administrative dhe se pritet rritja e numrit të testimeve për Covid-19 në vend.

“Mos krijoni shfaqje teatrale të cilat janë të thirrura në të pavërteta. Vjosa Osmani i ka dërguar dy lista për testime dhe të gjithë janë testuar. Po ashtu, edhe njerëzit e kontaktit janë testuar. Nuk jemi më të privilegjuar se askush. Të gjithë testimet janë me protokoll, ku janë të shënuar edhe arsyet e testimit. Nuk është në interes politik as publik në dezinformata. Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative dhe pritet rritja e numrit të testimeve që nga sot”, ka thënë Zemaj.

Komentet