Osmani kerkon mbështetjen e partive politike që të shkarkohen anëtarët e Listës Serbe nga Qeveria

Publikuar më

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ftoji të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin e një rezolute ose deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t`i shkarkojë anëtarët e Listës Serbe.

“Edhe nëse e lëmë anash çështjen e masave anti Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partnerit të koalicionit nga votat e të cilit varet Qeveria e Kosovës), që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë. Ftoj të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t'i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuqiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tonë”, tha Osmani.

Komentet