Politizohet procesi i vettingut, dorëhiqen ekspertët e shoqërisë civile

Publikuar më

Shtatë ekspertë kanë dhënë dorëheqjen e tyre pasi kanë marr informata se Ministria e Drejtësisë po planifikon të refilloi krijimin e një grupi të ri ekspertësh për procesin e vettingut, duke e anashkaluar grupin aktual.

Njoftimi për themelimin e një grupi tjetër ekspertësh kishte ardhur nga zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, z. Adrian Bajraktari.

Letra e dorëheqjes i është dërguar Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Ekspertët e dorëhequr nga shoqëria civile në listën e nënshkrimeve janë: Ariana Qosaj Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërveshi

Ekspertët e dorëhequr i kanë shprehur shqetsimet e tyre drejtuar Ministrit Selimi lidhur me procesin e vettingut Ministrit Selim Selimi, se me këtë veprim ky proces jetik për drejtësinë Kosovare tani po merr kahje politike duke e politizuar procesin.

Komentet