Përkeqësohet situata pandemike me COVID-19, 8 të vdekur

Publikuar më

Situata e shkaktuar nga pandemia koronavirusi është duke u përkeqësuar që nga largimi i të gjitha masave nga Qeveria Hoti, duke u shumëfishur numri i infektimeve edhe vdekjeve në një sistem të dobët shëndetësor.

Qeveria ka marr disa masa parandaluese obligative si bartja e maskave, por si duket kjo nuk po mjafton pasi që numri i infektimeve vetëm se po shtohet nga dita në ditë, duke rezultuar edhe në ngritje të vdekjeve deri në 8 përsona brenda 24 orëve.

Zbatimi i masave mbrojtëse gjatë disa vizitave në qendra tregtare në Prizren është vërejtur se nuk ishin duke u rrespektuar fare. Situatë e ngjashme ishte edhe në Fushë Kosovë edhe Prishtinë ku kontrollimi i temperaturës në qendra tregtare vetëm sa e përkeqësonte parandalimin.

Në Postën e Fushë Kosovës ishin parë radhë shumë të gjata edhe shumë persona pa masa mbrojtëse duke pritur për marrjen e pagesave.

Infektiva tani vetëm se ka arritur kapacitetin e saj, ku disa spitale rajonale po shfrytëzohen për trajtime të rasteve me simptoma më të lehta, dhe ato të rënda në QKUK.

Komentet