Bolton konfirmon se shkëmbimi territorial është ide Thaçi-Vuqiq

Publikuar më

Shkëmbimi territorial i Kosovës ishte ide Thaçi-Vuqiq e diskutuar që nga viti 2018 tregon ish-këshilltari për siguri i Presidentit Trump, John Bolton.

Ai në një panel diskutimi rrëfen se si këtë ide e kishte dëgjuar nga të dyja palet që ishin në diskutime lidhur me ndarjen e territoreve të Kosovës për të zgjidhur shpejtë problemin mes të dyja vendeve për shkak se ky problem po ju shkakton ngecje të mëdha në zhvillim ekonomik. Kjo ide pastaj është përkrahur nga administrata Trump.

Presidenti Thaci është shprehur haptas përkrahës i shkëmbimit territorial si një zgjidhje e shpejtë mes Kosovës edhe Serbisë, por faktori vendor, vendet Evropiane edhe shumë diplomat amerikanë e kundështojnë këtë ide sepse mund të shkaktoj tensione të reja konflikti në rajon, duke përfshi edhe problemin në Bosnje.

Madje, njohësit thonë se Serbia dëshiron më shumë se kjo ide të realizohet mes Kosovës edhe Serbisë për të hapur tani qëllimin kryesor në Bosnje duke marr atje një territor bukur të madh të enklaves Serbe. Për shtetin Serb kjo marrveshje paraqet fitore të dyfishtë, derisa Kosova mund të mos marr pak ose asgjë për nga territoret e Kosovës Lindore por humb resurse të mëdha në Kosovën Veriore. Kjo poashtu është interes Rus për të njohur aneksimin e Krimesë të cilin territor me një konflikt para pak vitesh e kishte pushtuar nga Ukraina.

Komentet