Qeveria Kosovës apelon qytetarët që të respektojnë masat në menyrë që mos të kemi nevojë ta mbyllim ekonominë siç ka ndodhur para tre muajve

Publikuar më

Kryeministri i Republikes së Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova po rrezikohet nga një valë e dytë e përhapjes së COVID-19, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat para se të jenë të detyruar të marrin vendime që do të mbyllnin ekonominë, siç ka ndodhur në muajin mars.

“Jemi duke e konsideruar karantinimin e disa lokacioneve ku ka më së shumti raste të paraqitura. Jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni që mos të kemi nevojë ta mbyllim ekonominë siç ka ndodhur para tre muajve”, ka thënë Hoti.

Komentet