Mbi 9 milion raste me Covid-19 në botë

Publikuar më

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 9 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e të dhënave mbi pandeminë, në mbarë botën pozitiv ndaj koronavirusit janë diagnostikuar gjithsej 9,053,177 persona.

Si pasojë e koronavirusit, në mbarë botën kanë vdekur 470,844 persona, 4,842,312 pacientë janë shëruar, ndërsa 3,740,021 persona janë në trajtim.

Komentet