Pelegrinët e huaj nuk do të kanë mundësi të kryejnë Haxhin këtë vit për shkak të Covid-19

Publikuar më

Arabia Saudite ka njoftuar se pelegrinët e huaj nuk do të jenë në gjendje të kryejnë Haxhin vjetor këtë vit për shkak të koronavirusit të ri.

Ministria e Haxhit dhe Umrahit e Mbretërisë tha se vetëm një “numër shumë i kufizuar” i myslimanëve nga kombësi të ndryshme, që tashmë banojnë në Arabinë Saudite, do të jetë në gjendje të kryejë haxhin, i cili këtë vit bie në fund të muajit korrik.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman i aftë dhe që ka mundësi financiare, është i detyruar ta kryejë atë një herë në jetën e tij. Çdo vit afro 2.5 milionë myslimanë nga më shumë se 180 vende e kryejnë këtë pelegrinazh, që përfshin një seri lutjesh dhe ritualesh, gjatë pesë deri gjashtë ditëve, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Komentet