Për dy dreka zyrtare qeveria “Haradinaj” ka harxhuar mbi 170 mijë euro që nuk janë arsytuar asnjëherë

Publikuar më

Zyra Kombetare e Auditimit ne raport për vitin 2019 ka konsatuar se dy fatura të drekave nga zyra e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nuk janë arsyetuar asnjëherë.

Shuma e dy pagesave për këto dy dreka kap shifrën e 17 mijë e 150 eurove.

“Në dy pagesa të testuara për dreka zyrtare, njëra në vlerë 8,400€ dhe tjetra në vlerë 8,750€, përveç faturave me mbishkrimet se shpenzimet kishin të bënin me rastin e organizimit të pritjeve/koktejeve të caktuara, nuk kishte raport pranimi, e as listë të pjesëmarrësve apo agjendë të bashkëngjitur të ngjarjeve”, thuhet në raportin e Auditorit.

Komentet