OSBE po shkel Kushtetutën duke organizuar zgjedhje

Publikuar më

Kushtetuta e Republikës së Kosovës njeh vetëm Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimn e zgjedhjeve në Kosovë, andaj njohësit juridik thonë se organizimi i zgjedhjeve nga OSBE nuk është i ligjshëm.

Zgjedhjet e Serbisë vazhdimishtë janë lejuar të mbahen në territorin e Kosovës, dhe kjo është bërë edhe fushatë zgjedhore me postera nëpër enklavat Serbe me kandidatin Vuqiq.

Zyra e Presidentit të Kosovës në anën tjetër nuk ka shpallur ende zgjedhjet lokale në Podujevë edhe Mitrovicë Veriore, duke u arsyetuar në Pandeminë COVID-19.

Mos shpallja e zgjedhjeve komunale nga Presidenti edhe lejimi i zgjedhjeve të një vendi të huaj, opozita e konsideron shkelje të drejtave kushtetuese, sovranitetit edhe integritetin e Kosovës.

Kryeministri Hoti në anën tjetër u arsyetua se zgjedhjet po lejohen sikurse në të kaluaren, duke mos i ndërruar politikat kur partia e tijë LDK ishte në pushtet edhe më parë bashkë me PDK.

Fituesi i zgjedhjeve pritet të jet Aleksander Vuqiq, thonë njohësit pasi që opozita atje ka bojkotuar Parlamentin Serb edhe zgjedhjet e përgjithëshme duke u vlerësuar këtë zgjedhje si jolegjitime.

Komentet