MF fillon pagesat e punëtorëve të pakos fiskale, pas një vonese

Publikuar më

Ministria e Financave pagesat për ndihmat e punëtorëve si rezultat i koronavirusit pas një vonese dy javëshe kanë filluar të ekzekutohen nga 17 Qershori.

Meqense këto pagesa është pritur të ndodhin në fillim të muajit për muajin paraprak që kur shumica e punëtorëve edhe bizneseve kanë ndërprerë punën si rezultat e pandemisë.

Hykmete Bajrami që drejton këtë ministri thotë se pagesat po ekzekutohen si shkak i përkeqësimit të situatës me COVID-19.

Kohëve të fundit, pas heqjes së të gjitha masave parandaluese nga Qeveria Hoti, numri i rasteve në Kosovë është shtuar dukshëm duke treshifëruar numrat ditorë edhe duke mbushur Infektiven e QKUK-së me të prekur afër kapacitetit të saj edhe me mjete aspiratorësh mekanik të limituar.

Shumë biznese janë prekur financiarisht edhe kanë probleme të paguajnë punëtorët si rezultat i rënies ekonomike në shumë sektor, dhe Qeveria Kurti kishte prezantuar pakon ndihmëse për pagesat të punëtorëve edhe subvencionimin e qerasë për bizneset.

Komentet