Grenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Prishtinës dhe Beogradit hapë rrugën për zhvillim ekonomik

Publikuar më

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë që pret se Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë mundësinë e takimit në Washington më 27 qershor.

Ambasada amerikane në Kosovë ka publikuar një deklaratë të Grenellit, i cili thotë: "Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e zhvillimit të ri ekonomik dhe të investimeve. SHBA-ja shpreson se liderët në Kosovë dhe në Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”, ka thënë Grenelli.

Komentet