Shtyhet për në muajin gusht mbajtja e Testi të Arritshmërisë dhe atij të maturës

Publikuar më

Ministria e Arsimit, me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe duke u bazuar në situatën aktuale me pandeminë, ka vendosur që mbajtja e Testit të Arritshmërisë dhe atij të maturës të shtyhet për muajin gusht.

Vendimi nga Ministria e Arsimit do të dalë gjatë ditës së sotme, këtë e ka konfirmuar vetë ministri Ramë Likaj.
Ndërkohë, javë më parë ishte vendosur që Testi i Arritshmërisë të mbahej në qershor, e ai i maturës në korrik, mirëpo shtimi i rasteve me të infektuar me Covid-19, ka bërë që Ministria e Arsimit të marrë vendim për shtyrjen e tyre.

Shtyrjen e mbajtjes së testeve e ka kërkua edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës duke rekomanduar që testet të mos mbahet deri në krijimin e një ambienti më të sigurt.

Komentet