Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Klinës, Skenderajt dhe Kamenicës

Publikuar më

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit të Klinës, Skenderajt dhe Kamenicës, duke thënë se 18 qershor 1999 i erdhi radha Klinës, Skenderajt dhe Dardanës, që të nisin kapitullin e ri historik.

Po ashtu, në këtë ditë ka kujtuar luftëtarët e brigadave 112 “Arben Haliti”, 113 “Mujë Krasniqi” dhe 172 “Isa Kastrati”, betejat dhe sakrificën e tyre. “Përjetë falënderues të rënëve për liri! Përjetë falënderues për ndihmën vendimtare që erdhi nga miqtë tanë, SHBA dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj në "Facebook".

Komentet