Në vend të urimit për punë të re, sot po i japin lamtumirën

Publikuar më

Deputetja e Nismës Socialdemokrate ,Arbëreshë Krasniqi, e ka përkujtuar bashkëpartiakun e saj, Albert Krasniqin, i cili
ka humbur jetën gjatë një aksidenti në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Anëtari i kryesisë së rinisë së Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi, ka humbur jetën një ditë para se të merrte detyrën e këshilltarit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Arbëreshë Krasniqi thotë se në vend të urimit për fillimin e punës që do niste sot, po i japin lamtumirën e fundit.

“Në vend të urimit për fillim të ri sot, ne po të japim lamtumirën e fundit. Dje ishim bashk Albert, dje diskutuam shumë gjëra të mira për vendin... e,

Sot na le të pikëlluar dhe me zemra të ngrira.

I përjetshëm kujtimi për ty, shoku im Albert!”, shkruan ajo në Facebook.

Komentet