Rreth 32 mijë nxënës nuk kanë ndjekur fare mësimin online

Publikuar më

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ministri, Ramë Likaj, ka bërë të ditur se pjesëmarrja në mësimin online ka qenë e kënaqshme ku 89.4 për qind e nxënësve janë mbuluar me mësimin në distancë. Një pjesë e nxënësve nuk kanë pasur teknologji dhe nuk kanë pasur sinjal televiziv ku është transmetuar mësimi në distancë. Rreth 32 mijë nxënës nuk kanë marrë pjesë në mësimin online. Fëmijët me aftësi të kufizuara, kjo kategori ka pasur vështirësi", tha ai.

Ndërkaq, shtoi se shqetësuese është që nuk ka pasur një përshtatje të kurrikulave me mësimin online, ku tha se i kanë ngarkuar ndonjëherë fëmijët me detyra të tepërta.


Komentet