Labi thotë se pandemia coronavirus është gënjeshtër

Publikuar më

Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Labinot Tahiri, ka organizuar sot nje protestë para Qeverisë së Kosovës.

Artistë të ndryshëm të estradës shqiptare i janë bashkuar protestës si dhe shumë të tjerë e përkrahen me postime përmes rrjeteve sociale duke treguar për padrejtësin që po ju bëhet.

Një marsh i tillë është organizuar për shkak të pakënaqësive të këngëtarëve dhe pronarëve të restoranteve, të cilëve u ndalohet mbajtja e ahengjeve për shkak pandesmis Covid-19

Gjatë fjalimit që mbajti, Labinot Tahiri, është shprehur se pandemia coronavirus është një gënjeshtër.

Kjo është gënjeshtër, mua le të më dërgojnë në burg 10 vjet nese dikush infektohet me coronavirus për shkak të protestës. Kjo bëhet vetëm për të diskriminuar, kinse të na ulin modestinë dhe krenarinë që na i ka dhënë Zoti, shtoi këngëtari.

Kujtojmë që në protestë kanë qenë edhe Afrim Muçiqi, Edona Llalloshi, Edi Furra, Asim Gashi, Ylber Osmani, Taulant Bajraliu dhe përfaqësues nga rrjetet e restorantëve dhe fushave tjera që preken dhe mbijetojnë nga dasmat.

Komentet