Trump e konfirmon se 640 ushtarë amerikanë do ta vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë.

Publikuar më

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se rreth 640 ushtarë amerikanë do të mbesin në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Permes një letër drejtuar kryetarës së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi dhe kryesuesit të përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley.Trump ka thënë se, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë.

Komentet