Trafiku Urban rifillon punën

Publikuar më

Në një njoftim nga Trafiku Urban bëhët e ditur se sipas vendimeve të institucioneve kjo kompani do të filloi punën për transportin publik me udhëtar me kushte të përcaktuara sipas udhëzimeve për mbrojtje nga koronavirusi.

Ata kanë thënë se distanca 2 metra duhet të mbahet, dhe disa ulëse janë bllokuar duke limituar kështu edhe kapacitetin e mjetit në 20 udhëtarë.

Poashtu, lëvizja është kryesishtë për përsonat për vendet e tyre të punës edhe nevoja të domosdoshme sipas udhëzimeve të institucioneve për shëndetin publik në parandalimin e COVID-19.

Mujoret e pashfrytëzuara do mund të vazhdohen tek kioskat e kësaj kompanie.

Komentet